"Finalja" e mbijetesës, Kastrioti jep lajmin e madh për tifozët

Kategoria Superiore është futur në një fazë të nxehtë të saj. Këtë të mërkurë, 8-të skuadrat e elitës së futbollit në vend do të zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar takimet e javës së 28-të të saj.

Me përjashtimin e Kamzës, Tirana është ajo që nuk do të zbres në fushë, duke i marrë 3 pikët në tavolinë. Të gjendur në këtë situatë, Kastriotit dhe Luftëtari, dy skuadrat në garë për të qëndruar në elitë do të kërkojnë maksimumin në takimin e "Redi Malokut".

Duke ditur rëndësinë e këtij 90 minutëshi, drejtues të krutanëve kanë vendosur të hapin dyer e stadiumit, ku pritet një pjesëmarrje masive e tifozëve të të dy kampeve.

EMISIONET