Atletico e Madridit është kurorëzuar si fituesja e Europa League për sezonin 2017-2018.

Spanjollët mposhtën pastër 3-0 vendasit e Marseille në finalen e madhe të "Lyon-it" duke e dërguar në 3 numrin e trofeve në 9 vitet e fundit, dhe trofeun e 5-të europian në historinë e klubit.

Në  "Parc Olympique Lyonnais" u zhvillua një sfidë pa histori, me "Los Colcheoneros" që kishin udhëtuar drejt Francës me synimin e qartë, për të marrë në shtëpi trofeun .

Çelësi i këtij suksesi ishte një "vendas" me yllin e kombëtares franceze, Antoine Griezmann që vendosi i vetëm fatet e takimit. 27 vjeçari ishte autor i dy golave të takimit që më shumë se meritë të tij, ishin gabime të mbrojtjes së Marseille. Kur po kronometrohej minuta e 20-të, Griezmann përfitoi nga një asist perfekt i Gabi me këtë të fundit që përfitoi nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e skuadrës marsejeze dhe shërbeu për francezit që e kishte të lehtë të dërgonte topin në njërin krah dhe Mandanda në krahun tjetër.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të Atletico Madrid, ndërsa me të nisur e dytë, spanjollët shënuan dhe të dytin. Ishtë përsëri Griezmann që i shërbyer nga Koke, e depozitoi topin në rrjetë pas një goditje të bukur me parabël.

Minutat e mbetura ishin një "dialog" i gjatë mes futbollistëve vendas dhe portierit Oblak. Duhej të vinte minuta e 80-të që Marseille të shfaqej rrëzikshëm përpara gardianit slloven, por nëse në rastet e mëparshme ishte ai që shpëtoi Atletico-n këtë radhë ishte shtylla e djathtë pingule që ndali tentativën me kokë të Mitroglou, që kërkoi të shënonte të paktën një gol nderi në këtë takim.

Në çastet e fundit të takimit kishte vend dhe për golin e mesfushorit spanjoll, Gabi që thelloj shifrat në 3-0.

Përfundimisht 3-0 dhe Atletico Madrid kurorëzon me trofe një sezon të mrekullueshëm. Kujtojmë që spanjollët e kanë siguruar vendin e dytë në La Liga, pas krahëve të Barcelonës, ndërsa pas kësaj disfate, Marseille duhet të bëj sakrifica për të siguruar kualifikimin në Uefa Champions League vitin e ardhshëm, me marsejezët që momentalisht mbajnë vendin e 4-t në kampionat, me një pikë më pak se Lyon-i i vendit të tretë.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90' Mbyllet takimi

88' Gabi shennon dhe golin e trete



80' Mitroglou godet me koke rrezikshem. Topi ndalet vetem nga shtylla.

48' Antoine Griezmann tregohet i sakte shenon per 2-0

 

46' Nis pjesa e dyte

45+2' Mbyllet pjesa e parë Është mbyllur pjesa e parë e finales së Europa League. Një 45 minutësh që pa vendasit e Marseille më kërkues, ndërkohë që Atletico Madrid përdori eksperiencën dhe në daljet e pakta gjeti golin. Në fakt ishte një gabim në mbrojtjen e marsejezëve me Gabi që shërbeu për Antoine Griezmann që nuk fali përballë Mandanda.

45' Akordohen 1 minute shtesë

31' Probleme fizike per Payet. Mesfushori le fushen. Ne vend te tij Maxime Lopez

20' Zhbllokohen shifrat. Griezmann kalon Atl Madrid ne avantazh

 

6' Krosim i rrezikshem ne zonen e Atl. Madrid, Rami godet me topin qe shume prane portes

3' Aksion i rrezikshem i Marseille. Payet sherben per Germain, me kete te fundit qe i vetem perballe Oblak godet por jashte

1' Nis në mënyrë të çuditshme takimi në "Parc Olympique Lyonnais". Futbollistët e Marseille nisin topin nga mesi i fushës, dhe e dërgojnë në anësore. 

Zbresin në fushë futbollistët e dy skuadrave

/Ora News.tv/