Filologjiku mbyll dyert, veç studentëve edhe pedagogët sot grevë njëditore

Filologjiku mbyll dyert, veç studentëve edhe pedagogët sot

Greva është hapi i radhës që pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ndërmarrin për të kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë.

Krahas kësaj, ata kërkojnë edhe shfuqizimin e VKM-ve të muajit dhjetor. Sipas tyre ato cënojnë autonominë e universitetit.

Greva ishte një ditore. Do të jetë asambleja ajo që do të vendosë për qëndrimin e radhës së pedagogëve. Më herët ata ftuan kolegët në fakultete të tjera për një takim të përbashkët të asambleve lidhur me efektet që ligji i arsimit të lartë ka shkaktuar në universitete.

Paralelisht me grevën e pedagogëve, të hënën studentët vijuan bojkotin e mësimit.

Në Fakultetin e Drejtësisë një grup studentësh kërkuan të rikthehen në auditore.

Por të tjerë vijojnë të mbajnë të bllokuara hyrjet në institucion, cka ka shkaktuar debate të ashpra mes studentëve.

Pas Tiranës edhe studentët e Shkodrës kanë nisur ngujimin.

Studentët zgjodhën këtë formë ekstreme reagimi, pasi qeveria nuk jua ka plotësuar 8 kërkesat e bëra publike.


EMISIONET