Ky është një moment i tmerrshëm kur dy motoçiklistë filmuan përplasjen e tyre të vdekjes, teksa udhëtonin me shpejtësi të lartë me motor.

Yunus Emre Karan ishte në një udhëtim me mikun e tij Abidin Gul duke testuar motorin e ri, kur ndodhi përplasja fatale në Mersin të Turqisë.

Të dy po udhëtonin me shpejtësi, kur u ndaluan përpara një kamioni, ndërsa motori thuajse u shkatërrua.

Drejtuesi vdiq në vend, ndërsa Gul vdiq më vonë në spital.  

Aksidenti ndodhi në muajin nëntor, por vetëm tani pamjet janë lëshuar nga familja e të ndjerit, në një përpjekje për të ndërgjegjësuar të tjerët që të kenë kujdes kur ecin nëpër rrugë.

Në procesin gjyqësor, shoferi i kamionit u lirua nga akuzat, çka zemëroi familjarët.

Shoferi i kamionëve nuk është emëruar dhe është liruar pa u dënuar.

/Ora News.tv/