Tirane, 18 Shkurt/ATSH/.- Filmat më të suksesshëm të Ballkanit do të jenë pjesë e edicionit të sivjetëm të Festivalit të Filmit në Vannes të Francës. Mes  tyre është përzgjedhur dhe  filmi me metrazh të shkurtër “Ballkoni”, i regjisores Lendita Zeqiraj. Pjesëmarrja e këtij filmi në këtë festival ka qene befasi për regjisoren Zeqiraj,sepse as ajo dhe as producenti i filmit nuk e kishin dërguar filmin për këtë pjesëmarrje. Ka qene , Gani Jakupi, është artisti pjesëmarrës i këtij festivali, i cili edhe e ka rekomanduar prezantimin e filmit në këtë festival. “Festivali i Filmit Europian nga Vannes, Francë, më  ftoi te jap një konferencë mbi gazetarinë dhe romanin grafik dokumentar.  Libri im “La dernière image” (i ribotuar në shqip me titullin “Imazhi i fundit” )  u konsiderua  si klasik dhe mund të gjendet në gjitha bibliotekat publike në Francë. Unë iu përgjigja se pranoj  nëse pranojne një film kosovar, dhe u propozova “Ballkoni”-in. Arsyeja ishte e dyfishtë: e kam parë dhe e dija se e meriton  dhe se  filmi  i takon metrazhit të shkurtër”, ka thënë , Jakupi. Për këtë pjesëmarrje të filmit “Ballkoni”, në këtë përzgjedhje të regjisorëve elitar, Lendita Zeqiraj ka thënë se ndihet e nderuar që filmi i saj “Ballkoni”, është përzgjedhur në një përmbledhje të artë të filmave më të mirë e të suksesshëm që janë realizuar nga regjisorë të shquar si: Milcho Manchevski, Tony Gatlif, Vinko Bresan, Jean Luck Godard, Danis Tanovic, Emir Kusturica, Rok Bicek, Goran Paskaljeviq… Filmi do të prezantohet më 3 mars të këtij viti./KultPlus.com /m.z/f.n/ /Marrë nga ATA/

/Ora News.tv/