Ermal Meta perfomoi për herë të parë në Shqipëri! Ai ngjit në skenë mes durartoktijeve dhe ovacioneve të publikut në Sheshin Skëndërbej. 

Meta ndezi skenën për mijëra qytetarë të cilët ishin në qendër Tiranës për të ndjekur këtë peformancë live.

Zgjodhi këngët e reprtotorit të tij, si tekstshkrues, instrumentist deri në hitet me të cilët rrëmbeu trofetë "Non mi avette fatto niente".

Herë pas herë komunikonte me publikun, mes batutave, madje duke kërkuar dhe ndjesë për mungesën e shqipes standarde.

Koncerti u mundësua nga Bashkia e Tiranës.

Erjon Veliaj: "Festën e republikës italiane në Tiranë ta festojmë komplet ndryshe, ndoshta me produktin më të mirë italo-shqiptar që quhet Ermal Meta."

Alberto Cutillo: "Jam shumë i lumtur që sonte jemi bashkë me Erionin, kryebashkiakun më simpatik të Europës dhe me Ermalin, fitues i festivalit të San Remo-s."

Para Ermal Metës, publiku dëgjoj Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa, një ndër zërat më të bukur shqiptar që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.




 

/Ora News.tv/