Një mësues matematike në Universitetin e Oksfordit po përballet me masa disiplinore pasi iu referua një nxënësi transgjinor si vajzë, edhe pse ai e identifikon veten si djalë.

Joshua Sutcliffe, që punon edhe si pastor i kishës pranoi se tha “Punë e mirë vajza”, duke iu drejtuar një grupi, përfshirë studentin.

‘Më rrëshqiti’, - pranoi ai, duke shtuar se seksi përcaktohet që në lindje.

Sipas BBC, komenti i tij ishte i papërshtatshëm ndërsa incidenti ndodhi me 2 nëntor të këtij viti. U raportua se ka nisur një hetim 1-vjecar për ngatërrimin që ka bërë për gjininë e studentit.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/