FIFA një reportazh për Besart Berishën, nga vuajtjet tek suksesi dhe rekordet

FIFA një reportazh për Besart Berishën, nga vuajtjet tek suksesi

Vuajtjet dhe sakrificat për të mbërritur tek suksesi dhe akoma më tej tek rekordet që vendosin emrin e një lojtari tek vitrina e historisë së futbollit. Kjo është historia e Besart Berishës, që u rrëzua disa herë në jetë, për tu ringritur më i fortë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ishte këtë fundjavë në fokusin e FIFA-s.

Qeveria e futbollit botëror i kushtoi një reportazh special rrugëtimit të tij dhe hapave të parë në karrierë, që nga lufta në Kosovë, emigrimi në Berlin e deri te shkëlqimi në kampionatin australian. Futbolli i ofroi Besartit një shpëtim për jetën, dhe tani në rangjet më të larta, sulmuesi që ka luajtur më parë dhe me kombëtaren shqiptare ripërshkroi trajektoren e tij që në nivelet më të ulëta.

“Jam ndoshta humbësi më i keq dhe kjo sepse dua të arrij dhe të fitoj gjithçka. U gëzuam shumë kur përfunduam në Berlin pasi gjetëm një fat më të mirë, me punë dhe gjithçka. Gjetëm jetën tonë. I dedikohem gjithçka futbollit pasi më ndryshoi dhe më dha atë që ëndërroja”, thotë sulmuesi.

Dëmtimet e kushtëzuan disi paraqitjen e Besart Berishës në Gjermani, Danimarkë dhe Angli, por sulmuesi po përjeton momentet më të mira në Australi. “Jam i lumtur që tifozët më duan. kam thyer rekorde të vendosura më parë më golat e mi dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Tifozët më motivojnë të përmirësohem çdo ndeshje”, shtoi ai./ATA/

EMISIONET