Ndarja nga jeta e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri tronditi futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar dhe FIFA, me presidentin e saj Gianni Infantino që ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Vokrri.

"Unë jam shumë i pikëlluar nga ky lajm dhe në emër të komunitetit të futbollit mbarëbotëror, dhe për hir të emrit tim shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra, duke arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube të ndryshme dhe në liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot dhe duke hedhur themelet për njohjen e Kosovës si një shoqatë anëtare e FIFA-s.

 "Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim dhe forcë bindjeje. Fadili kishte të gjitha, ai ishte ky lloj njeriu: një shembull entuziazmi dhe vendosmëria dhe një udhëheqës i madh me të cilin jam krenar që kam njohur dhe punuar".-tha Presidenti Infantino.



/Ora News.tv/