Një ari mund të shkelmojë topin e parë në Botërorin e Rusisë.

Kafsha e cila po stërvitet prej muajsh për evenimentin më të rëndësishëm në nivel kombëtaresh ka shkelmuar topin e parë në ndeshjen mes Mashuk-KMV dhe FC Angusht Nazran.

Në videon që po bën xhiron e botës, ariu është i detyruar të qëndrojë në këmbët e prapme, ndërkohë më pas e kaloi topin te gjyqtari kryesorë përpara se të duartrokas bashkë me tifozët e pranishëm në stadium.

Burime ende të pakonfirmuara theksojnë se kjo rutinë është përdorur nga zyrtarët rusë si një praktikë përpara se gjithçka të konkretizohet në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Rusi-Arabia Saudite.

Ariu përpara ndeshjes mes Mashuk-KMV dhe FC Angusht Nazran:

/Ora News.tv/