Fieri bllokohet nga makinat

Fieri bllokohet nga makinat

Fillimi i javës në qytëtin e Fierit ka gjetur të bllokuar shumë segmente rrugore. Fluksi i lartë i automjeteve që i drejtohen jugut të vendit kanë bllokuar lëvizjen si në qëndër të qytetit të Fierit si dhe në unazën lindore dhe perëndimore.

Një trafik i rënduar është ndeshur këtë të hënë në çdo aks rrugorë të qytetit të Fierit . Rrugët e brendshme të qytetit por edhe unaza lindore dhe perëndimore e qytetit janë përshkruar që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një numër i lartë automjetesh të cilët i drejtohen jugut të vendit .

Nga sheshi “ Nënë Tereza” e deri në rreth rrotullimin e Vlorës vargu i automjeteve është i dukshëm dhe ka shkruar deri në disa kilometra. Po ashtu e njëjta situatë vërehet edhe në unazën lindore të qytetit ku fluksi i makinave zgjaton në të gjithë gjatësinë e rrugës nga rreth rrotullimi i Sheqit deri te rreth rrotullimi i Patosit .

 Ndërkohë vargu i automjeteve është i njëjtë edhe në unazën perëndimore të qytetit ka vazhduar deri në Levan ku ndahen drejtimet e lëvizjes për në Tepelenë.

Përgjatë gjithë këtij aksi rrugor prej gati 9 km ka qenë i ngarkuar në trafik nga vargu i automjeteve të pushuesve. Sakaq në çdo segment rrugorë është parë prezenca e punonjësve të policisë të qarkullimit rrugorë e cila është angazhuar në tërren për marrjene të gjitha masave për menaxhimin e trafikut.

EMISIONET