Një 25 vjeçar nga Fieri përfundoi mbrëmjen e shkuar në prangat e policisë për llogari të drejtësisë amerikane. Aldo Ymeraj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA-të për krime kibernetike pasi bashkë me persona të tjerë kanë arritur të shkaktojnë  530 milionë dollarë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

SHBA-të kanë ndërmarrë një operacion të gjerë javën e shkuar për 36 persona, midis të cilëve edhe dy të rinj nga Kosova, përkatësisht Besart Hoxha 25 vjeçar që vepronte me nofkën “Pizza” dhe Liridon Musliu 26 vjeçar, që vepronte me nofkat “Ccstore”, “Boël” dhe “Hulk”.

Në akuzë thuhet se grupi punonte nën moton " In Fraud We Trust” (Në mashtrim besojmë - një lojë fjalësh me mbishkrimin në kartëmonedhat e dollarit amerikan "In God We trust) dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar nga Ukraina. Autoritetet amerikane thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre ndërsa e njihnin njëri tjetrin me nofkat në internet.

Kush Aldo Ymeraj në këtë rrjet?

Sipas dosjes së drejtësisë amerikane që mban datën 31 dhjetor 2017, Aldo Ymeraj përdorte në faqet e errëta të internetit tre nofka, si . "Nill.in," "Kubanezi," ''Yank;eeman".

Sipas dosjes, Aldo Ymeraj u bë anëtar i Organizatës In.fraud në 14 nëntor të vitit 2010. Ai reklamon në Forumin e Organizatës si Furnizues i deponive dhe është një operator i AVS "niii.in", duke e përdorur atë si një dalje për të shitur deponitë e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të In.fraud. Nëpërmjet veprimtarisë së tij, Ymeraj ka përfituar 675,000 dollarë.

Organizata "Infraud" ushtronte veprimtarinë e vet në Las Vegas, Nevada dhe vende të tjera dhe akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të dhënat të vjedhura të identiteteve.

Në mars të vitit 2017, në forumin e kësaj organizate bënin pjesë 10.901 anëtarë.

Hierarkia e kësaj organizate përbëhej nga administratorët, supermoderatorët, moderatorët, shitësit (që njiheshin edhe si profesorët ose doktorët), anëtarët VIP dhe anëtarë të thjeshtë.

/Ora News.tv/