Fieraku i arrestuar në Durrës vrau për qiranë e hotelit

Fieraku i arrestuar në Durrës vrau për qiranë e hotelit

Kreshnik Nazëraj, 34 vjeçari i dënuar si autori i vrasjes së parë të vitit 2014 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë është vënë në pranga nga policia e Durrësit tre vjet pas krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 janar të 2014, ku mbeti i vrarë Merdar Binjakaj, dhe u plagos Klodjan Binjakaj dhe Reshat Muskaj.

Shkak i kësaj ngjarjes, sipas policisë  ishte mos shlyerja e një qiraje nga ana e viktimës dhe dy të plagosurve të tjerë, Klodian Binjakaj dhe Reshat Muskaj pasi të dy palët operonin në fusha të hoteleri-biznesit.

Pas ngjarjes i riu nga Cakrani i Fierit ishte “zhdukur” për autoritetet deri sa u arrestua në një pallat në lagjen 17 të qytetin e Durrësit.

Me një vendim të vitit 2014, gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e kishte dënuar Kreshnik Nazërajn me 12 vjet burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

/Oranews.tv/



EMISIONET