Fier, vidhnin pjesët e eskavatorëve, arrestohen tre persona

Dy grupe që kryenin vjedhje në zonën e Fierit janë goditur nga policia, duke çuar në pranga 3 persona dhe tre të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Në pranga përfunduan:

1.Lulzim Deda, 25 vjeç, banues në Levan (i dënuar më parë për vjedhje)

2.Daniel Hyka, 31 vjeç, banues në Levan, Fier.

3.Mihal Dhima, 60 vjeç, banues në Levan.

Shtetasit L.Deda, D.Hyka dhe M.Dhima janë kapur në flagrancë në trasenë e Bypass përballë fshatit Jarua duke shkatërruar dhe vjedhur pjesë të ndryshme nga mjetet e rënda të punës në Bypass_in Levan-Fier.

Në lidhje me këtë vepër penale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesë nga mjeti tip "Eskavator", një vinç tip "IFA"  në pronësi të shtetasit Mihal Dhima dhe një mjet bujqësor traktor në pronësi të shtetasit Daniel Hyka mjete me të cilat autorët kryenin transportimin e materialeve që vidhnin.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

1.M.Ç, 16 vjeç

2.A.D,16 vjeç

3.M.Xh, 15 vjeç, të tre banues në Roskovec.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë natës u kapën në flagrancë duke vjedhur në stanin e shtetasit A.K, 52 vjeç, banues në Roskovec.

Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qytet për dokumentimin e të cilave po punohet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, për tre të arrestuarit dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për tre shtetasit e mitur.

EMISIONET