Fier, pranga çiftit mashtrues, morën 200 mijë euro për punësim

Fier, pranga çiftit mashtrues, morën 200 mijë euro për

Dy persona, burrë e grua të shpallur në kërkim janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen për mashtrim duke marrë shumë të mëdha parash.

Fisinik dhe Migena Kajolli, 34 dhe 27 vjeç, nga Dërmënasi i Fierit premtonin punësim në sektorin privat kundrejt shumave të ndryshme, në total ata kanë marrë 200 mijë euro.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro,"-raporton policia.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Mashtrimi" dhe "Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.

EMISIONET