Fier, kapet gomonia që dyshohet se do transportonte drogë

Fier, kapet gomonia që dyshohet se do transportonte drogë

Një gomone 12 metra e gjatë është bllokuar nga autoritetet policore mbrëmjen e së martës në zonën e Darzezës në Fier. Aksioni është kryer nga policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzën. Pas informacioneve paraprake, mjeti i pajisur me dy motorë me 300 kuaj fuqi u bllokua.

Policia dyshon se gomonia po përgatitej për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur FNSH të cilët kanë rrethuar zonën duke nisur edhe kontrolle për lëndë narkotike.

Nga ana tjetër efektivë të Guardia di Finanzën kanë patrulluar gjatë gjithë natës në det për të mbajtur nën kontroll situatën, por edhe për të zbuluar lëvizjen e personave që mund të kenë organizuar tentativën për transportin e drogës.

EMISIONET