Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj sotme (15 gusht) në zonën e njohur si ferma në periferi të Fierit.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë dy automjete, një benz dhe një jeep, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Dy të plagosurit janë drejtuesit e makinave, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi të dyja makinat kanë dalë nga rruga dhe njëra ka përfunduar përmbys.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET