Fier, i riu gjendet i vdekur në një kanal para banesës

Fier, i riu gjendet i vdekur në një kanal para banesës

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mbrëmjen e sotme në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër në Fier.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Arif Xhafa 22 vjeç.

Ai është gjetur i vdekur në një kanal përpara banesës dhe më pas  është transportuar në spital nga babai i tij pa shenja jete.

"Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç" njofton policia.

Hetimet paraprake flasin për aksident rrugor, ku i riu mund të jetë përplasur nga një makinë dhe të ketë përfunduar në kanal.

"Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur.
Po punohet për identifikimin e  mjetit dhe drejtuesin e tij"sqaron më tej policia.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, teksa trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Fierit.

EMISIONET