Fier, dy vëllezërit godasin me mjete të forta 42-vjeçarin

Fier, dy vëllezërit godasin me mjete të forta 42-vjeçarin

Dy vëllezër në Fier kanë dhunuar me mjete të forta një 42-vjeçar.

Policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin, D.Gj., si edhe po punon për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar.

Ndërsa i dhunuari me iniciale E.A., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

"Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç,"-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" e kryer në bahkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

EMISIONET