Fier, 30-vjeçari plagoset me armë në festën e ndërrimit të viteve

Fier, 30-vjeçari plagoset me armë në festën e

Në Fier, Viti i Ri ka nisur me plagosje. Një 30- vjeçar është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti në një lokal ku po festohej mbrëmja e ndërrimit të viteve.

Shtetasi, Julian Serdani, ka marrë dëmtime në këmbë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Fierit.

"Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen "15 Tetori" Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vendosjes para përgjegjësisë së autorëve.

Megjithatë largimi i fishekzjarreve nga tregu ka dhënë efektet pozitive. 

Disa incidente me pasoja të lehta janë shënuar në Tiranë dhe Korçë si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve.

Gjatë inspektimit në terren, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se në të gjitha sheshet janë hedhur fishekzjarre në mënyrë të organizuar dhe se si rezultat i masave të marra pothuajse është zeruar hedhja e kapsolla.

Ardi Veliu: Numri i personave të cilët kanë përdorur fishekzjarre ka qenë jashtëzakonisht i limituar, për të mos thënë fare. Përjashtuar institucionet që në mënyrë të organizuar kanë hedhur fishekzjarre me lejen e policisë së shtetit.

Por këto pamje tregojnë se qytetarët nuk kanë mundur të heqin dorë nga fishekzjarret.

Për pasojë, në kryeqytet 8 persona u paraqitën në urgjencën e Spitalit të Traumës më lëndime të lehta si pasojë e hedhjes së fishekzjarreve, ndërsa në Korçë rezulton një person i dëmtuar.


EMISIONET