Një 21 vjecare ka ndërruar jetë në derë të spitalit të Fierit ditën e hënë, ku sipas familjarëve ishte paraqitur tre herë në harkun e pak orëve me shqetësime të theksuara shëndetësore, por është trajtuar si e prekur nga virozat.

Viktima është Xhuljeta Gjeka, nga fshati Mujalli i Fierit.

Pilo dhe Altin Gjeka, gjyshi dhe babai i vajzës, tregojnë se herën e parë e kanë dërguar vajzën në spital me temperaturë të ulët të dielën, por  mjekët e kanë lejuar të largohet drejt banesës pasi i kanë bërë një sërum. Por gjendja e 21 vjeçares është përkeqësuar në vijim dhe ajo është dërguar sërish drejt spitalit të Fierit por këtë herë ka qenë vonë.

Gjyshi i 21-vjeçares: Në orën 3:30 na dha recetë mora dhe ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me trë ngrohta në orën 3  të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barelë. Kam bërtitur "o maskarenj" ndofta gabova, më ra çupa nga duart.

Por ndërsa familja Gjeka hedh akuza të forta për neglizhencë ndaj mjekëve të urgjencësës,  kartelat e trajtimit të vajzës po verifikohet nga një grup pune nga spitali rajonal i Fierit dhe Prokuroria Lokale.

Babai i 21 vjeçares: Vajza ime ka ikur nga doktorët vëlla, nga neglizhenca e dokotrëve. 

Ora News u interesua për ngjarjen pranë spitalit rajonal të Fierit, ku drejtorja Nevila Shuke, tha se krahas verifikimeve të procedurës së ndjekur, do të pritet ekspertiza për të shkakun e vdekjes së 21 vjeçares.

Nevila Shuke: Spitali i Fieri ka ngritur një grup pune i cili është duke bërë analizën e rastit, paralelisht ne jemi duke pritur edhe përgjigjen e autoposisë që të dalim në një rezultat.

Por ndërsa ekspertiza mjekoligjore dhe prokuroria ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre, policia e Fierit në një njoftim paraprak për vdekjen e të resë flet për shkaqe natyrale. Ora News u interesua për rastin edhe në Ministrinë e Shëndetësisë ku na thanë se do të priten rezultatet e verifikimit për trajtimin e rastit.


/Ora News.tv/