Keni ndër mend të kaloni një fundjavë në mesin e një bukurie të virgjër fshatare? Nivica e Kurveleshit me gjithçka që ka dhe prodhojnë njerëzit e saj blegtorë e ofron të Festivalin e Panit.

Midis 9 dhe 10 qershorit në fshatin Nivicë të Kurveleshit të Sipërm organizohet për herë të parë Festivali i Panit.

Perëndia e lashtësisë greke rimerret për të nderuar në këto dy ditë-net jetën baritore të këtij fshati mjaft të rrallë për nga bukuritë në jugperëndim të vendit.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me bashkinë e Tepelenës po e çon më tej projektin e nisur një vit më parë në këtë fshat për një model të turizmit që lidh zonat bregdetare me ato malore.

Dhe pasi është restauruar një pjesë e qendrës së fshatit për ta kthyer në zonë turistike, po organizohet ky festival që përfshin një paradë të burimeve më të mira që ofron zona.

Turizmi sportiv i aventurës me ngjitje në malin e Nivicës, apo me zbritje në kanione dhe ujëvara, pastaj parada e dhive dhe cjepërve, kafshët e bekuara të këtyre zonave të shkreta e të thella që jetojnë kryesisht me blegtori dhe fjetja në natyrë, në çadra.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka në proces në bashkëpunim me Universitetin e Amsterdamit hartimin e një plani zhvillimi për Nivicën, i cili do të shërbejë si model për të ruajtur traditën e ndërtimit për gjithë krahinën e Kurveleshit.  

/Ora News.tv/