Durrësi po mirëpret këto ditë edicionin e 13 të festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Festivali mbahet në Muzeun e Arkeologjik ku  po tërheq vëmndjen e artdashësve dhe pushuesve në qytetin bregdetar.

Tingujt e muzikës klasike kumbuan në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit në edicionin e 13 të Festivalit Ndërkombëtar të Dhomës.

Mbrëmjen e së hënës ishte radha e artistëve nga Austria të kuartetit “Gustav Mahier Piano”, performanca e të cilëve u prit mirë nga publiku i pranishëm.

Drejtorja Artistike e Festivalit, Nevila Kalaja, thotë se aktiviteti po i përmbush të gjitha pritshmëritë.

Festivali i nisur më 25 qershor vijon deri më 14 korrik, periudhë gjatë së cilës janë parashikuar 7 koncerte sipas një kalendari të përcaktuar më herët.

Përkrah Ansambleve të njohura të ardhura nga vende të huaja, do të performojnë edhe instrumentistë shqiptarë të njohur e aktivë në skenat shqiptare.

 

/Ora News.tv/