“Kërcënimi i së vërtetës” është tema e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili edhe këtë vit do ta kthejë Tiranën në kryeqendrën e kinematografisë.

Ky është edicioni i trembëdhjetë dhe nga data 17 deri më 22 shtator, dashamirësit e filmit do të kenë mundësi të ndjekin 43 produksione nga 3400 që aplikuan për të qënë pjesë e festivalit. Drejtori ekzekutiv e këtij eventi jep detaje për ngjarjen më të rëndësishme kinematografike dhe shpjegon se përse tema e këtij viti është kërcënimi i së vërtetës.

Kujtim Çashku, Drejtor ekzekutiv i Festivalit: Kërcënimi ndaj së vërtetës dhe kur thua këtë gjëja e parë që i vjen në mendje njerëzve është "fake neës". Nuk është vetëm kjo, në festival janë përfshirë një gamë e gjerë që ka të bëjë me mënyrën si fabrikohet sot një mendim për qëllime të caktuara, por gjithmonë duke u larguar nga e vërteta. 

Edicioni i këtij viti i dedikohet edhe regjisorit ukrainas Oleg Senstsov i cili gjendet në grevë urie dhe njëkohësisht vuan dënimin në burgjet e Siberisë.

Kujtim Çashku, Drejtor ekzekutiv i Festivalit: Ne kemi ftuar regjisorin që ka bërë filmin, regjisorin tjetër ukrainas që ka bërë filmin për këtë regjisor. 

Pjesë e pandashme e këtij Festivali janë edhe forumet me të rinjtë, këtë vit do të jenë 5 të tilla ku do të diskutohet rreth tematikave të produksioneve që do të shfaqen në mjedise të ndryshme, si Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Instalacioni, Reja, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Në Europe Hause si dhe në sallën Cod në Kryeministri.

/Ora News.tv/