Festimet në Zagreb, djaloshi me sindromën "Down" bashkohet me skuadrën

Paraqitja e Kroacisë në Kupën e Botës Rusi 2018 do të mbahet mend gjatë nga populli i vogël ballkanik. Megjithatë, ai që ishte më pranë heronjve kroat ishte një djalë me sindromën "Down". Ai iu bashkua idhujve të tij gjatë festës që u zhvillua në Zagreb.

Djaloshi i kërkoi ndihmë Luka Modric të bashkohej me grupin. Mesfushori i Real Madridit, i cili fitoi "Topin e Artë" për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës, përqafoi djalin dhe e mbajti afër deri në fund të festimeve.

Ceremonia në kryeqytetin kroat u pa nga më shumë se 500,000 njerëz - rreth 12 përqind e popullsia e vendit, të cilët ishin mbledhur në shesh për të falënderuar lojtarët për garën e tyre historike në finalen e Kupës së Botës.

Kroacia arriti në finale për herë të parë në historinë e vendit. Përkundër humbjes zhgënjyese 4-2 ndaj Francës, skuadra mori një pritje heroike nga tifozët e devotshëm në shtëpi që nderuan lojtarët pas kthimit të tyre.



@lukamodric10 invites kid with Down syndrome on stage during party in Zagreb

EMISIONET