Puna ka, por nuk ka asgjë zyrtare.

Në këtë situatë ndodhet skuadra e Interit, që pavarësisht listës së gjatë të kërkesave të Antonio Contes nuk ka arritur të gjej futbollistë të ri për sezonin 2019-2020. Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet pas lajmit që vjen nga "SportItalia", që zbulon se zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me yllin e Hertha Berlin, Valentino Lazaro.

23 vjeçari i kërkuar me mjaft ngut nga skuadra e Seria A mësohet se është dakord për të luajtur në "Giuseppe Meaza" sezonin e ardhshëm, ndërkohë që për gjermanët do të shkojnë rreth 20 milionë euro plus bonuse.

Anësori austriak firmosi me Hertha në vitin 2017 nga RB Salzburg. Asokohe, kartoni i tij kushtoi vetëm 7 milionë euro, por paraqitjet fenomale, sidomos në sezonin e fundit, ku zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi tre gola dhe shtatë asistime e kanë rritur kartonin e Lazaro në treg.

/Ora News.tv/