Në Gododesh të Elbasanit u mbajt festa e Qershisë dhe Dashurisë. Panairi që këtë vit ishte në edicionin e parë, synon të promovojë prodhimin cilësor të zonës që sipas prodhuesve penalizohet nga mungesa e infrastrukturës dhe mbështetjes.

Në Gododesh të Elbasanit, festën e qershisë e lidhën me dashurinë.

Por përtej festës, kultivuesit e qershisë ngritën shqetësime. 

Mungesa e ndihmes së specialistëve dhe infrastruktura e dëmtuar, thanë se i dëmtojnë më së shumti.

Fshati është një nga prodhuesit më të medhej të qershisë në rang Republike, ndaj promovimi i produktit bio ishte qëllimi kryesor i festës,

Festa e Qershisë dhe Dashurisë i pëlqeu edhe zyrtarëve të Bashkisë së Elbasanit, të cilët thanë se prej vitit të ardhshëm ajo do të jetë në kalendarin e aktiviteteve për të promovuar resurset dhe prodhimet e zonës.

Panairi përfundoi mes këngëve e valleve për të festuar mundin dhe sakrificën e punës së kultivuesve të qershisë në Elbasan.

/Ora News.tv/