Festa e Panit mblodhi banorë të shumtë nga krahina e Kurveleshit si dhe fshatrat e bregut te detit në sheshin e restauruar totalisht të fshatit Nivicë Kurvelesh.

E menduar në dy pjesë si një menyre për të promovuar jetën pastorale si dhe tufat e mëdha të dhive si një prej pjesëve më te spikatura të tradites Labe kjo feste gjalleroi nje prej zonave te braktisura te jugut.

Si një mundesi per te sjellë bashkë banoret e zonave bregdetare dhe atyre malore kjo ishte hera e pare qe ne menyre te organizuar banoret te kishin mundesi te reklamonin prodhimet e tyre duke pasur mundesi qe ne te ardhmen te krijonin bashkepunim ne shkembimin e produkteve respektive. 

Per me shume vendosje të bashkepunimit tregtar ne industrine lokale te turizmit, duke promovuar prodhime vendase ne te gjitha hotelet dhe restorantet e jugut.

Nderkohe ne mbremje barinjte e zones me krenari prezantuan perpara nje jurie cjepet qe prijne kopete e tyre. 

Cjapi nje simbol i rendesishem i pjellorise, rezistences dhe bukurise se tufave baritore, eshte personifikimi i kesaj treve e cila qe nga lashtesia e ka ruajtur kete kafshe fisnike si nje prej vlerave me te rendesishme te saj. 

Per kete arsye Pani i mitologjise, mbrojtesi i barinjve kullotave dhe jetes pastorale u perzgjodh si nje simbol i rimekembjes se jetes ne kete zone te braktisur nga banoret e saj por qe me zhvillimin e turizmit rural mund te marre jete. 

/Ora News.tv/