Feronikeli njeh kundërshtarin e Championsit, stadiumi "Fadil Vokrri" pret finalen

Feronikeli njeh kundërshtarin e Championsit, stadiumi "Fadil

Kampionët e Superligës Kosovare, Feronikeli ka njohur kundërshtarit e turit paraeliminator të UEFA Champions League. Në shortin e UEFA-s morën pjesë kampionët e Andorës, Gjibraltarit, Kosovës dhe San Marinos, të cilët do të luajnë për një vend në raundin e parë të kualifikimeve.

Skuadra nga Drenasi ka "peshkuar" kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, ndaj të cilët do të zbres në fushë mbrëmjen e 25 qershorit. Ky raund do të zhvillohet i tëri në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, nga ku më pas do të dal edhe fituesja, e cila do të garojë në raundin e parë të Champions League.

Tre ekipet e tjera, të cilat nuk arrijnë fitoren, do të transferohen në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa League. Finalja do të zhvillohet më 28 qershor.

Rrethi parakualifikues do të ketë dy gjysmëfinale:

Feronikeli (KOS) – Lincoln Red Imps (GIB)

Tre Penne (SMR) – FC Santa Coloma (AND)

EMISIONET