Reperi Fero ka disa kohë që përflitet se ka nisur një histori dashurie me një modele shqiptare, por e ka mohuar në intervista duke thënë se janë miq të mirë.

Për herë të parë, ata kanë pozuar bashkë duke shtuar spekulimet se po përjetojnë një romancë. Modelja shqiptare që jeton në Angli, Arbenita Ismajli ka postuar një fotografi në Instagram ku duket shumë afër Feros dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Me shokin”. 

Vihet re se Arbenita ka hequr opsionin e komenteve, prandaj asnjë ndjekës nuk mund të japë opinion apo të shkruajë ndonjë kompliment për ta.

Nuk dihet nëse e ka bërë këtë gjë për të mbajtur larg vëmendjen e faqeve rozë apo janë miq me të vërtetë. 

/Ora News.tv/