Fermerët e Frakullit bllokojnë autostradën: Ura po na përmbyt tokat

Fermerët e Frakullit bllokojnë autostradën: Ura po na

Ashtu si e kishin paralajmëruar edhe në protestën   e mëparshme,  fermerët e njësisë administrative Frakull në Fier kanë bllokuar për disa minuta autostadën Levan- Tepelenë në shenjë proteste kundër indiferencës së qeverisë që i ka lënë pa dëmshperblime nga dy përmbytjet e fundit.

Fermerët kane dalë në një pjesë të  autostradës duke protestuar dhe duke kërkuar nga qeveria të kthejë vëmendjen nga kjo zonë, e cila sipas tyre po përmbytet për shkak të një ure ndërtuar në autostradën Levan-Vlorë.

Fermerët kanë pohuar se pa u ndërtuar autostrada kjo zonë nuk përfshihej nga përmbytjet kaq shpesh, çka i bën të mendojnë se është pikërisht puna e bërë në autostradë që sjell edhe vërshimin e ujrave të Vjosës në tokat e tyre.

Fermerët kërkojnë studimin e urës dhe rindërtimin e saj me parametrat e duhur në të kundërt kërkojnë të futen në skemat  e dëmshpërblimeve.

Kjo zonë është e njohur gjerësisht për kultivimin e luleshtrydhes dhe serat e mbjella me këtë kulturë janë përmbytur dy herë brenda pak muajsh.

Në shenjë zemërimi fermerët kanë hedhur në rrugë arka me luleshtrydhe të kalbura, dhe kjo gjendje sipas tyre është në të gjithë këtë zonë.  


EMISIONET