Fenomeni i pazakontë natyror do të përsëritet sërish

Fenomeni i pazakontë natyror do të përsëritet sërish

Ka një shans prej 70% të përsëritjes së ngjarjes së motit El Niño para fundit të këtij viti, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO).

"El Niño" e fundit ndodhi në 2015-16 dhe ndikoi në modelet e motit në mbarë botën.

Studiuesit thonë se nuk presin që kjo dukuri e re të jetë aq e fortë sa dy vite më parë.

Sipas WMO, ndryshimet klimatike ndikojnë në dinamikën tradicionale të këtyre ngjarjeve meteorologjike.

El Niño ose Oscillation Southern, është një ngjarje e natyrshme që përfshin luhatjen e temperaturave të oqeanit në Paqësor, duke shkaktuar ndryshime klimatike në mbarë botën.

El Niño 2015-16 ishte një nga më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë, dhe kishte një ndikim në temperatura globale, duke bërë që viti 2016 të hynte në librat e rekordeve si viti më i ngrohtë.

Kjo shkaktoi thatësirë më të madhe në Afrikë, duke sjellë ulje të prodhimeve bujqësore për një sërë vendesh të kontinentit.

Amerika e Jugut u përfshi nga përmbytje të shumta anembanë Brazilit, Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait.

Këtë vit filloi e kundërta e El Niño, e ashtuquajtura fazë La Niña. Kjo shkaktoi temperatura mesatare të sipërfaqes së ujit në Paqësor.



EMISIONET