Femrat U-19/ Shqipëria fiton në Mal të Zi, gati për ndeshjen ndaj Hollandës

Femrat U-19/ Shqipëria fiton në Mal të Zi, gati për ndeshjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar sot në Tuz të Malit të Zi, ndaj bashkëmoshatareve malazeze.

Golat u shënuan nga sulmuesja Mesuare Begallo. Përfaqësuesja jonë është grumbulluar prej datës 23 shtator në qytetin e Shkodrës ku po përgatitet për  turneun zyrtar që do të zhvillohet në Hollandë, i vlefshëm për parakualifikueset e Europianit U-19 të femrave.

Shqipëria bën pjesë ne grupin e 10-të sëbashku me Hollandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Femrat U-19 do të zhvillojnë këto përballje:

3 Tetor ora 19:00 Hollandë-Shqipëri
6 Tetor ora 12:00 Poloni-Shqipëri
9 Tetor ora 19:00 Shqipëri-Bjellorusi

EMISIONET