Femrat shqiptare bëjnë punë shtëpie 6 herë më shumë se meshkujt, llogaritur kjo në minuta. 

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ilo, thekson se femrat shqiptare kryejnë 314 mimuta në ditë punë të papaguar, nga të cilat, 270 minuta, pra (4.5 ore) janë punë shtëpie. Shifrat e rendisin Shqipërinë në vendin e 5-të në botë sa i takon punës së papaguar.

Më pak punë të papaguar kryejnë femrat në Kinë e Tajlandë. 

Shifrat përmbysen tërësisht kur flitet për meshkujt. 

Meshkujt shqiptarë, kryejnë më pak se një orë në ditë punë të papaguar, nga të cilat 45 minuta janë punë shtëpie duke u renditur shumë poshtë në listën e kryesuar nga Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.

Puna e papaguar në Shqipëri sipas  Organizatës Ndërkombëtare të Punës, përkthehet në 8.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit e shprehur në fuqi blerësore. Nga këto 7.2 % i takojnë femrave. 

/Ora News.tv/