Femrat në fshat votojnë për të dalë topless në pishinat publike

Femrat në fshat votojnë për të dalë topless në

Femrat në një fshat pranë Barcelonës kanë votuar për të dalë topless në pishinat publike.

Rezultati i votimit në L'Ametlla del Valles shkoi 61% për larjen e topless dhe 39% kundër.

Autoriteti lokal katalanas organizoi votimin, rezultati i të cilit është ligjërisht i detyrueshëm, për gratë e moshës 16 vjeç e lart, dhe 379 femra morën pjesë.

Femrat kërkuan votimin pasi policia urdhëroi dy femra në një pishinë vitin e kaluar që të vishnin bikinit.

Një kujdestar plazhi i kishte raportuar në polici.

Rasti nxiti protesta nga fshatarët që mbështetnin gratë.

 Fshati i 8,000 banorëve është 35 km (22 milje) në veri të Barcelonës.

EMISIONET