Femrat e gjata jetojnë më shumë

Femrat e gjata jetojnë më shumë

Sipas një studimi të ri gratë kanë më shumë gjasa të arrijnë moshën 90 vjeçare nëse janë të gjata.

Shkencëtarët nga Universiteti i Maastrichtit bënë studimin duke matur gjatësinë e trupit të grave,  indeksin e masës trupore (BMI) dhe stërvitjen.

Studimi, i botuar në BMJ Journal of Epidemiology & Community, përfshin të dhëna që nga viti 1986 të burrave dhe grave të moshës 55-69 vjeç.

Afërsisht  8.000 pjesëmarrës ofruan informacione rreth peshës së tyre në moshën 20 vjeçare, peshën aktuale, gjatësinë dhe sa kohë kanë bërë ushtrime.

Më pas u monitoruan derisa arritën moshën 90 vjeç ose vdiqën.

Në total 433 burra dhe 944 gra mbijetuan deri në moshën 90 vjeçare. Gratë që arritën këtë moshë ishin më të gjata, peshonin më pak dhe kishin vënë peshë të vogël që nga mosha 20-vjeç, sesa gratë e tjera që vdiqën para kësaj moshe.

Gratë që ishin mbi 1.75 metra të gjata kishin 31% mundësi më shumë për të arritur moshën 90 vjeçare sesa gratë që ishin 1.60 ose më të shkurtra.

Por nuk rezultoi e njëjta gjë për burrat.

Aktiviteti fizik kishte më shumë rëndësi tek meshkujt.

Ata që u ushtruan më shumë se 90 minuta në ditë kishin 39% më shumë gjasa për të arritur moshën 90 vjeçare sesa ata që kalonin më pak se 30 minuta duke u ushtruar.

Gratë që u ushtruan për 30-60 minuta në ditë kishin 21% më shumë gjasa për të arritur moshën 90 vjeç sesa ato që bënin më pak se 30 minuta.

EMISIONET