Sipas një studimi të ri femrat bjonde natyrale në Evropë janë sa dyfishi i burrave.

Studimi më i madh gjenetik mbi pigmentin ka marrë në analizë 300.000 njerëz me prejardhje evropiane.

Nga studimi u zbuluan 124 gjene të reja që luajnë një rol të madh në përcaktimin e ndryshimit të ngjyrave tek flokët e njeriut.

Autorët e raportit thonë se nuk janë të sigurt përse ka kaq shumë gra bjonde më shumë se burrat, duke e quajtur atë një "mister intrigues".

Studimi që është botuar në Nature Genetics, bazohet në studimet e mëparshme gjenetike që kishin identifikuar vetëm dhjetëra apo më shumë gjene të ngjyrave të flokëve.

Studimi u realizua nga UK Biobank, kompania amerikane e testimit të ADN-së 23andMe, International Visible Trait Genetics Consortium dhe partnerët e tyre në Holandë, Australi dhe Itali.

Ata zgjodhën njerëzit me prejardhje evropiane për shkak të larmisë së tyre në ngjyrat e flokëve dhe zbuluan se meshkujt kishin tre herë më shumë gjasa sesa gratë për të pasur flokë të zeza.

/Ora News.tv/