Fëmijët denoncojnë dhunën, 17 mijë raste të zgjidhura në 10 vjet nga linja ALO 116

Fëmijët denoncojnë dhunën, 17 mijë raste të

Rreth 700 mijë telefonata janë bërë nga fëmijët që kanë denoncuar dhunën ndaj tyre në 10 vjet në linjën ALO 116. Ndër këto raste 16.791 kanë marrë zgjidhje.

Këto të dhëna janë prezantuar në takimin e hapur e 'Alo 116' në mbrojtje te fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF dhe Agjencinë për mbrojten e fëmijëve në Shqipëri.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2017-2018 nga telefonatat e Alo 116, rezulton se thuajse 86% e tyre janë kryer nga fëmijët dhe adoleshentët dhe pjesa tjetër nga të rriturit, si prindër, mësues apo persona të panjohur. Vetem gjatë vitit që lamë pas 'Alo' i është përgjigjur 44.906 telefonatave dhe ka trajtuar 1027 raste.

Abuzimi seksual është raportuar në 6 raste gjatë vitit 2017 dhe në 5 raste gjatë vitit 2018, nga të cilët 1 rast abuzimi vjen nga shkollat dhe 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 përqind të rasteve të raportuara viktimat  kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Tirana dhe Berati janë rrethet, nga është raportuar më shpesh me rreth 33 prind të rasteve.

Sa i përket bulizmit, rezulton se djemtë janë më të prekur, sipas të dhënave të linjës Alo 116, me rreth 61% 5të rasteve.

ALO 116 dhe institucionet që ajo bashkëpunon, synojnë të evidentojnë rastet dhe të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit të tyre.

EMISIONET