Fëmija rrëzon skulpturën, i kërkohet të paguajë një shumë marramendëse

Fëmija rrëzon skulpturën, i kërkohet të paguajë

Kamerat e sigurisë së një hoteli kanë filmuar dy fëmijë duke luajtur në holl. Dhe njëri prej tyre ngjitet mbi një skulpturë në holl dhe e rrëzon atë ndërsa nëna e tij po bisedonte me një shoqe.

Fëmija po priste të fillonte një dasmë ku ishte i ftuar së bashku me familjen e tij ndërsa vepra e artit 'Aphrodite di Kansas City' nga artisti Bill Lyons e përbërë nga xhami ndodhej në hollin e hotelit.

Kur djali u ngjit në të skulptura u rrëzua duke i shkaktuar lëndime në fytyrë vogëlushit. Por edhe skulptura u dëmtua ndaj familjes së tij iu kërkua që të paguante si kompensim 130 mijë euro.

Nëna tha se ky ishte vetëm një aksident dhe se nuk ishte në gjendje të paguante një shumë të tillë.


EMISIONET