Femërore dhe mashkullore: je Yin apo Yang?

Femërore dhe mashkullore: je Yin apo Yang?

Dy principet bazë të kulturës antike kineze manifestohen në trajtat e karakterit, që ne të gjithë posedojmë, pavarësisht se cilit seks i përkasim.

Yin kundër Yang, apo më saktë: parimi femëror në marrëdhënie me të kundërtën e saj, atë mashkullor.

Kjo është baza e besimeve të vjetra: Taoizmi dhe Konfucizmi, por edhe e shkencës kineze në përgjithësi, duke nisur nga mjekësia, artet marciale dhe konceptimi i njeriut.

E dhëna më domethënëse është se si parimi Yin ashtu edhe ai Yang mbështesin një farë sasie të të kundërtit të vet: në çdo grua ka disa të dhëna mashkullore dhe në çdo burrë ekzistojnë elemente femërore.

Të kesh të dhëna mashkullore apo femërore nuk ka të bëjë me orientimin seksual të personit.

Këto dy anë njerëzore janë të ngjashëm me bateritë, në të cilat ekzistojnë polet pozitive dhe negative të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra.

Për të shprehur këto koncepte, filozofia kineze jep shembuj shumë poetikë: p.sh Yang i ngjan anës së ndriçuar të një kodre, ndërkohë që Yin është ana në hije e saj; apo nata me ditën në botë.

Asnjëri nga të dy nuk mund të ekzistonte pa tjetrin.

Anët e forta dhe të buta - Meqë Yang është ana e ndriçuar e kodrës, i korespondojnë ditët dhe anët më aktive dhe të vështira të karakterit.

Yin, përkundrazi, korespondon me netët e quajtura 'të buta'. Për shembull, i përkasin sferës Yang, realiteti si drita, nxehtësia, ajri, qielli, dielli dhe zjarri.

Parimi Yang karakterizohet nga aksioni, ndërkohë që Yin është parimi perceptiv.

Të dy derivojnë nga forca Tai Chi dhe bashkohen në mënyrë harmonike, ashtu siç i tregon edhe konfigurimi: një rreth që ndahet në gjysëm me një linjë të lakuar, por në të cilën prej anëve ka nga një 'farë' të së kundërtës së vet.

Duke qenë se bëhet fjalë për koncepte që përkufizohen nga marrëdhënia reciproke, mund të thuhet se burri është Yang në drejtim të gruas, por burri i moshuar, është Yin në drejtim të një burri më të ri dhe më energjik.

Karakteristikat Yin - Personat Yin kanë përgjithësisht një temperament të qetë dhe të rezervuar.

Personaliteti Yin është delikat, i qetë dhe tërheqës.

Ka edhe disa karakteristika fizike që futen zakonisht në parimin Yin si: fytyra e rrumbullakosur, distancë më e madhe mes syve dhe mollëzave nga linja që ndan fytyrën dhe një strukturë fizike të gjatë.

Për të mos rënë në kufirin e pasivitetit dhe pesimizmit, karakteret Yin kanë nevojë të barazpeshohen me të dhënat e Yang, si entuziazmi dhe energjia aktive.

Karakteristikat YANG - Portretet Yang më aktivë dhe konkurues, energjikë deri në agresivitet.

Subjektet e këtij lloj shprehin entuziazëm, dështirë për të vepruar dhe konkurencë, por edhe autoritet, përqendrim dhe ngrohtësi.

Fizionomia Yang ka linja më kuadrate, distancë më të vogël mes syve dhe mollëzave nga linja qendrore e fytyrës dhe staturë më të shkurtër.

Po nuk patën një farë barazpeshe, tipat Yang mund të kalojnë në arrogancë, paduri e madje edhe agresivitet.

Në trupin njerëzor - Sipas mjekësisë kineze, të dy energjitë kontrollojnë edhe organizmin tonë.

Parimi Yin, i lehtë, por jo i dobët, hyn nga ana e përparme e trupit dhe ngjitet deri lart: rritet brenda trupit dhe rri gjithnjë aty.

Yang hyn në trup nga ana e kurrizit dhe zbret për poshtë. Është më e shpejtë, por jo më e fortë dhe rritet në brendësi.

Çështje harmonie - Ekuilibri i mirë i dy energjive është i domosdoshëm për një jetë të lumtur, si për vetë personin edhe për të gjithë universin.

Nëse nuk do të ekzistojë ekuilibri, gjenerohet konflikt dhe në brendësi të organizmit do kishte ankth dhe sëmundje.

Forca e dashurisë - Prezença e dy energjive tek burri dhe gruaja është edhe motorri i tërheqjes reciproke, nga e cila lind dashuria.

Tek secili prej të dyve, është e fshehur diçka nga tjetri: një cilësi femërore tek burri dhe një cilësi mashkullore tek gruaja.

Burri përshembull dashurohet nga ëmbëlsia, delikatesa dhe cilësitë e dukshme femërore, ashtu si një vajzë mund të vlerësojë forcën dhe kurajon tek një mashkull.

Por kini kujdes! Nëse një burrë është energjik nga jashtë, gruaja është nga brenda: dashurohet me një burrë të fortë pikërisht sepse e njeh atë parim, i cili fshihet tek ajo.

Në të njëjtën mënyrë, burri ndihet i tërhequr nga cilësitë 'e buta' të shoqes së tij sepse i ka brenda vetes: bashkimi bëhet kështu një takim që i tekjalon individualitetet dhe krijon harmoninë e bashkimit.

EMISIONET