Fellaini "thumbon" United: Sa herë duhet ta kërkojmë zgjatjen e kontratës?

Fellaini "thumbon" United: Sa herë duhet ta kërkojmë

Kontrata e mesfushorit Maroune Fellaini me Manchester United kthehet në çështje.

30 vjeçari i cili i dha fitoren "Djajve të kuq" në ndeshjen e kësaj fundjave përballë Arsenalit është rikthyer të flas për zërat e merkatos, ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar drejtuesit e United.

“Gjithë stafi po bën gjithçka për qëndrimin tim. Tani jam në pozicion të mirë, sidomos kur Mourinho pohoi se dëshiron qëndrimin tim.

“Vitin e kaluar shkova te trajneri dhe i kërkova kontratën e re. Pastaj kishim një takim të dytë, por nuk do ua kërkoj 10 herë. Pastaj u bëra i rëndësishëm për ekipin. Dhe një lojtar i mirë mund të kushtojë së paku 50 milionë euro. Klubi e di se gaboi.

“Tani jam 30 vjeçar, në fund të kontratës dhe po bisedoj me Manchester Unitedin. Ka disa klube që kanë shfaqur interesim. Po presim”.-tha Fellaini në prononcimin për mediat angleze.

Belgu mund të largohet si lojtar i lirë, por ka pranuar se dështimi i Unitedit me kontratën e re mund t’u kushtojë.

Fellaini ka kërkuar kontratë dyvjeçare tek drejuesit, por United i ofroi një vit me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.

Për shërbimet e Fellaini kanë shfaqur interes skuadra nga kampionati turk, italian, francez dhe së fundmi spanjoll.

EMISIONET