Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Pas ndarjes me Mac Miller, menjëherë konfirmoi lidhjen me Pete Davidson.

Por duket se këngëtarja i ka çuar gjërat në një nivel tjetër.

Raportohet se ylli i popit është fejuar me 24-vjeçarin.

Ajo ka postuar një foto në Instagram me vëllain dhe nënën e saj, ku mban të vendosur në gishtin e fejesën një unazë të madhe diamanti.

Gjithashtu edhe në Twitter ka qarkulluar lajmet mbi fejesën e këngëtares.

"Unë shpresoj se ai e di që po martohet edhe me ne gjithashtu,"-shkruan një fans në Twitter.

Ndërsa Ariana iu është përgjigjur: "Ai është i informuar."

Pete Davidson dhe Grande u lidhën vetëm pak javë më parë. Dhe 24-vjeçari bëri dy tatuazhe dedikim për këngëtaren, inicilalet e saj dhe ikona e veshëve të lepurit që i përket Grandes.

Çifti bëri zyrtare lidhjen në Instagram më 20 maj dhe të dy i dhanë fund lidhjeve të mëparshme.

Ariana ishte në një lidhje me reperin Mac Miller, ndërsa Pete ishte në një marrëdhënie me Cazzie David, babai i së cilës është komediani Larry David.

Përgjigjet e këngëtares ndaj fansave duket se konfirmuan fejesën.



/Ora News.tv/