Pas caktimit të miqësoreve të Kombëtares A, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe një sfidë miqësore për Shqipërinë U-21.

Në fakt lajmi është konfirmuar nga FIGC, ku sipas faqes zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit, përfaqësuesja e drejtuar nga Alban Bushi do të masë forcat me moshatarët italianë ditën e 11 shtatorit.

Ndërkohë mbetet të vendosen ora dhe vendi ku do të zhvillohet ndeshja, por një gjë është e mirë, pasi kuqezijtë do të ketë përballë një kundërshtarë shumë të fortë në letër.

/Ora News.tv/