Përmes një ceremonie "Gala" Federata Kosovare e Futbollit ka përcaktuar lojtarët më të mirë kosovar për vitin 2017.

Për të dytin vit radhazi futbollisti më i mirë i Kosovës u shpall Valon Berisha, mesfushori i Salzburg-ut, i cili fitoi konkurencën e Amir Rrahmanit dhe Hekuran Kryeziut. Këtë çmim 24 vjeçari e mori falë paraqitjeve të mira me Salzburgun dhe Kosovën.

Ndërkaq, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Florent Hasani, çmim që iu akordua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ndërkaq, në ceremoninë e kësaj të premteje, Federata e Futbollit në Kosovë nderoi me Çmimin e Mirënjohjes, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy federatave të të dy vendeve.

Presidenti Vokrri i dha homologut të tij shqiptar këtë çmim duke cituar vlerësimin e madh të bashkëpunimit dhe angazhimin e Presidentit Duka në progresin e futbollit kosovar.

Kreu i FSHF-së theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes të dy federatave do të rrisë ndjeshëm tempin dhe etapat e tij në vijimësi.

/Ora News.tv/