Federata Angleze jep vendimin për mitikun "Wembley"

Federata Angleze jep vendimin për mitikun "Wembley"

Stadiumi mitik "Wembley" do të mbetet pronë e Shoqatës së Futbollit Anglez.

Vendimi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i FA, Martin Glenn, që ka theksuar se stadiumi nuk është më në shitje dhe për shkak të një studimi të bërë mes lojtarëve dhe trajnerëve anglez, shitja e stadiumit do të ishte zgjidhja më e keqe e mundshme.

"Në një takim të fundit, Khan më tha të isha i sigurt që të gjithë të interesuarit do të pajtoheshin, por oferta e tij ishte shumë e përçarë: Wembley është një mjedis portreti i respektuar në mbarë botën dhe do të vazhdojë të lulëzojë nën pronësinë dhe drejtimin e Shoqatës së Futbollit ", tha ai për shtypin britanik .

Mitiku, ku zhvillon takimet e saj kombëtarja e Anglisë dhe kohët e fundit skuadra londineze e Tottenham, ishte shumë pranë shitjes te miliarderi amerikan nga Pakistani, Shahid Khan, me pronarin aktual të Fulham që kishte bërë një ofertë zyrtare prej 682 milion euro për të blerë "shtëpinë historike" të Tre Luanëve.

EMISIONET