Favorizoi ndërtimet pa leje, arrestohet polici në Elbasan

Favorizoi ndërtimet pa leje, arrestohet polici në Elbasan

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga një punonjës të policisë së Elbasanit.

Inspektori i Policisë, Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik akuzohet për veprën penale "Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

"Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme".

Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina.  

Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.


EMISIONET