Në fjalimin e lamtumirës prej 30 minutash, Fatmir Xhafaj akuzon edhe agjenci ligjzbatuese për audio-përgjimin ndaj vëllait të tij, me qëllim final sipas tij, shantazhimin "ndaj meje si ministër".

Xhafaj: Por, natyra dhe edukimi im familjar, eksperienca ime politike dhe ajo jetësore më ka bërë që deri në fund të qëndroj në respekt të ligjit dhe të jem sa më institucional dhe i përgjegjshëm në gjithë konfliktin politik, që opozita krijoi me mua dhe për mua. 

Duke përfshirë këtu edhe manipulimin komplet kriminal të bërë në çështjen e audio- përgjimit me një qëllim final: shantazhin ndaj meje në funksionin e ministrit. 

E për fat të keq në këtë orkestrim duket se janë përfshirë edhe segmente të disa agjencive ligj zbatuese vendase. Dua të nënvizoj edhe faktin se ky sulm jo vetëm ka në themel diletantizmin politik të opozitës, por ai edhe për këtë shkak, ka pas tij interesat e botës së krimit.

/Ora News.tv/