Ndjekësi-Taynës: Nuk të duroj dot! Reperja i përgjigjet me 'këngë'

Reperja më e pëlqyer e momentit, Tayna që ka arritur të bëjë bujë me pak projekte muzikore ka treguar sërish talentin e saj.

Ndonëse hyri në treg këtë vit, ajo ka rrëfyer shpesh herë se tekstet i shkruan të gjitha vetë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Tayna i ka ofruar ndjekësve që ti thonë dicka dhe ajo ua kthen me rima.

“Këngët e mira i dëgjoj vetëm si njeri më beso s’mundem të të duroj”, ishte komenti i ndjekësit.

Nuk mungoi përgjigja e reperes që e ktheu me rimë ndonëse nuk ishte aspak pyetje apo kompliment.

“1.Si njeri ti bile as që m’njeh;

2.Kur s’më njeh t’vërtetën ti s’e sheh;

3.Për me m’njoft duhesh me kon ma i fell (thellë);

Se e sheh në sytë e mi që vec mirë muj me ndjell”, shkruajti artistja e hitit “Columbiana”.

EMISIONET