Producenti Harvey Weinstein është sulmuar mbrëmjen e së martës në një restorant”, ka njoftuar ëebsite TMZ.

Ai ishte në restorantin Elements në Scottsdale duke ngrënë darkë me trajnerin e tij kur dy burra u ulën në një tavolinë pranë tyre.

Një prej dy burrave, Steve, ka treguar për TMZ se shkoi për ti kërkuar producentit një fotografi pas ii adhuron filmat e tij. Më pas Steve tha se Winstein u bë agresiv dhe i kërkoi të largohej.

Sipas mediave, menaxherje tha se Weinstein ishte shumë i qetë dhe i tregoi me ëmbëlsi se nuk ishte gati për të bërë fotografi. Pasi shtrënguan duart, ‘fansi’ u largua për në tavolinën e tij.

Diku reth orës 9 të darkës kur producenti me mikun e tij po largoheshin, Steve që kishte pirë pak alkool iu afrua dhe i tha: “Je një idiot për gjithcka i ke bërë atyre femrave”, dhe e goditi dy herë në fytyrë.

Nuk dihet nëse gjithcka është e vërtetë, por producenti që kërkonte seks në këmbim të karrierës vazhdon procedurat e gjykatës dhe ka marrë urrejtjen e shumë personave.

/Ora News.tv/