Fansi i "zjarrtë" surprizon Rita Orën, ja çfarë bën për të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është e shumë pëlqyer në të gjithë botën. Ajo numëron me miliona fansa, shumica prej të cilëve kanë një dashuri të madhe për këngëtaren dhe e shprehin atë në mënyra të ndryshme.

Rasti më i fundit ka qenë ai i një djali i cili ka vendosur të mbajë si tatuazh në trupin e tij portretin e Rita Orës. Këtë fakt e ka zbuluar vetë këngëtarja e cila ka publikuar një foto të tatuazhit shumëngjyrësh që fansi ka pikturuar në këmbën e tij.

“Kjo është çmendurisht e bukur”- ka shkruar Rita bashkangjitur fotografisë së tatuazhit të publikuar në “Instagram”.

EMISIONET